Mirësevini

Studio ligjore "Tivari & Hareçari" është krijuar në vitin 2011 nga juristet Av. Idlir Tivari dhe Av. Elda Hareçari. Studio ligjore ka për qëllim të saj të ofrojë shërbime ligjore, përfaqësim në juridiksione kombëtare dhe ndërkombëtare të të gjitha niveleve, konsulencë fiskale dhe finaciare, nëpërmjet një përkushtimi maksimal dhe profesional.

Objektivi i studios ligjore “Tivari & Hareçari” është të bëhet një pikë referimi për klientët, të cilët kërkojnë në çdo moment asistencë ligjore profesionale, zgjidhje të problemeve nga më komplekset dhe parandalimin e tyre kur është e mundur.

Sot ajo funksionon në Shqipëri dhe jashtë saj duke ndihmuar kompanitë, agjencitë qeveritare dhe individët në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe jashtë saj, në bashkëpunim me studio të tjera profesionale kombëtare dhe ndërkombëtare.

Studio ligjore ka gjithashtu marrëdhënie partneriteti me studio të ndryshme ligjore në Kosovë, Europë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçanërisht në Paris, Romë, Mynih, Londër, Gjenevë, Athinë, Madrid etj.

Në punën tonë, ne udhëhiqemi nga fryma e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit të ngushtë profesional, duke u krijuar në këtë mënyrë klientëve tanë një ambient që ofron seriozitet dhe siguri.

European Lawyers, Solicitors and Law Firms based in Europe

Partnerët


Av. IDLIR TIVARI – Partner

Lindur më 10 maj 1984 në Durrës. Ushtron profesionin e juristit duke filluar nga 2010 dhe atë të avokatit duke filluar prej Tetorit të vitit 2011. Është diplomuar jurist në Fakultetin e Shkencave Juridike në Tiranë. Gjatë karrierës së tij si jurist ka kryer një sërë praktikash ligjore brënda dhe jashtë vendit. Fushat e praktikes ku eshte fokusuar, e drejtë penale, e drejtë familjare, e drejtë kushtetuese, e drejtë administrative etj. Av. Idlir Tivari zotëron katër gjuhë të huaja, Anglisht, Italisht, Turqisht dhe Frëngjisht.

Av. ELDA HAREÇARI – Partner

Lindur më 16 qershor 1986 në Durrës. Ushtron profesionin e juristes duke filluar nga 2010 dhe atë të avokates duke filluar prej Tetorit të vitit 2011. Është diplomuar juriste në Fakultetin e Shkencave Juridike në Tiranë. Fushat e praktikës ku është fokusuar, e drejtë tregtare, e drejtë tatimore, falimenti, konkurrenca, sigurime shoqërore, pronësisë intelektuale dhe industriale, e drejta e detit, konfliktet gjyqësore. Av. Hareçari zotëron tre gjuhë të huaja, Anglisht, Italisht dhe Spanjisht.